Hazard sulmon Sarrin dhe Conten: Me ta humbet kënaqësinë për të luajtur!
Teksa në Itali, Maurizio Sarri dhe Antonio Conte po luftojnë për titullin kampon nën drejtimin e Juventusit dhe Interit, ka nga ata që nuk e vlerësojnë punën e tyre tek Chelsea. Po flasim për Eden hazard, i cili tashmë luan te Real Madrid, por nuk ka lëshuar aspak fjalë të mira ndaj tyre.
“Stërvitja te Reali është vetëm me topin. Kënaqësia për të luajtur është përpara së gjithash. Lëvizjet, ndeshjet stërvitore… kur njeh trajnerë italianë, si puna ime, mungon kjo zbavitje dhe kënaqësi. Është gjithçka më strikt dhe përsëritëse. Kënaqësinë e gjen duke fituar. Kam qenë tre vjet me trajnerë italianë dhe kanë qenë stërvitje të njëjta.
Zidane? Nuk kam biseduar me të para se të vija te Reali. Hera e parë ka qenë gjatë Kampionatit Europuian në Francë. Ai më telefonoi dhe më tha: ‘Do të ishte mirë që të vinit te Reali’ Kur Zizou të telefonon, do të thotë se është e rëndësishme.
Zidane është idhulli im. Stadiumi është magjik. Fanella e bardhë është e jashtëzakonshme. Një mit. Ishte e logjikshme që herët apo vonë do të nënshkruaja për këtë klub. Mund ta kisha bërë më shpejt kur isha te Lilë.
Pesha? Arrita 80kg në verë, por i humba të gjitha në 10 ditë”, deklaroi Hazard për “Foot Magazine”. /Rozalb Lika-Koha Jone/