Helikopteri i rrëzuar në Leicester, zbulohen 5 personat që ishin në bord (FOTO)

Mediat britanike dhe burimet e tyre kanë arritur të zbulojnë se kush ka hipur në atë helikopter pas ndeshjes Leicester-West Ham.

Sipas burimeve të afërta më familjen e pronarit të klubit të “dhelprave”, Vichai Srivaddhanaprabha vetë personi në fjalë ka qenë në bord, por nuk mbetet me kaq sepse është zbuluar se edhe vajza e tij, Voramas Raksriaksorn.

Në total kanë qenë 5 persona në bord, dy nga familja e pronarit të Leicester, dy pilotët dhe një person i 5-të, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende, por mendohet të jetë një drejtues në klubin e futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrëzimi i helikopterit dyshohet të jetë shkaktuar nga një problem teknik në motor. Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se mjeti u ngrit në ajër mbi kupolën e stadiumit dhe më pas bëri disa rrotullime pasi helika në bishtin e tij pësoi defekt. Menjëherë pas këtij episodi mjeti është përplasur fuqishëm në parkingun e stadiumit duke shpërthyer në flakë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?