Hemry: E kuptoj Vinicius, edhe mua më kanë quajtur majmun!
Fitorja e Real Madrid në transfertë ndaj Benfica 0-1, në ndeshjen e parë të “play-off”-it të UEFA Champions League, kaloi në plan të dytë për shkak të akuzave të rënda për racizëm që shpërthyen pas sfidës.
Protagonist i episodit u bë Vinícius Júnior, i cili denoncoi se ishte fyer me termin “majmun” nga lojtari i Benficës, Gianluca Prestianni. Pas raportimit të incidentit, arbitri François Letexier aktivizoi menjëherë protokollin kundër racizmit, duke ndërprerë ndeshjen për rreth dhjetë minuta.
Pas takimit reagimet nuk munguan. Sulmuesi i madrilenëve, Kylian Mbappé, kërkoi masa të forta nga UEFA, duke deklaruar se kishte dëgjuar disa herë fyerjen dhe se futbolli duhet të japë shembull për brezat e rinj.
“Nuk mund të pranojmë sjellje të tilla në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës”, u shpreh francezi.
Në mbështetje të Vinícius doli edhe ish-sulmuesi legjendar Thierry Henry, sot analist për CBS Sports. Henry theksoi se e kupton situatën, pasi ka përjetuar vetë episode të ngjashme gjatë karrierës.
“Nuk mund ta pranojmë këtë lloj sjelljeje në garën më të rëndësishme të Evropës. Ne duhet të jemi një shembull për fëmijët që na shikojnë. Më kanë quajtur majmun më parë; e di çfarë do të thotë. Nuk mund ta injorojmë”, deklaroi Henry.
Nga ana tjetër, Prestianni i ka mohuar akuzat. Mesfushori i Realit, Aurélien Tchouaméni, deklaroi se futbollisti i Benficës i kishte pranuar atij përdorimin e një shprehjeje homofobe, një pretendim që ka shtuar edhe më shumë polemikat rreth ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

