Henderson: E pabesueshme, dhamë zemrën në fushën e lojës (VIDEO)
Pas fitores spektaolare 4-0 ndaj Barcelonës, kapiteni i Liverpoolit Henderson nuk i ka mbajtur dot emocionet në intervistën pas ndeshjes.
“E pabesueshme. Nuk besoj se asnjë do të besonte se ne kishim shanse. Ne e dinim se ishte e vështirë, por ende e mundur.
Besimi që kemi në dhomat e zhveshjes është fantastik. Ne e dinim se mund të bënim diçka speciale në Anfield. Shikoni tifozët, kjo është një mbrëmje speciale. Kështu është kur japim më të mirën.
Duhet ta nisnim mirë. Goli i shpejt na ndihmoi. Nuk ishte thjesht një gol, na ndihmoi shumë për t’i vendosur nën presion. E dinim se nëse do të jepnim personalitetin dhe zemrën, mund të kishim shanse”, deklaroi mes emocionesh kapiteni Henderson. /R.Lika-Koha Jone/
Trent and Henderson after the match…#LFCpic.twitter.com/qJs3xD8JXl
— ⚽️ Love4 Liverpool FC ⚽️ (@Love4LFC) May 7, 2019
KOHA JONË SONDAZH

