Henry: Luis Enrique mori një vendim të guximshëm dhe u shpërblye

PSG siguroi një vend në çerekfinalet e Champions League pasi eliminoi Liverpool-in të martën në mbrëmje. Ish-sulmuesi Thierry Henry ka vlerësuar punën e bërë nga trajneri Luis Enrique në drejtim të klubit francez.

“Është trajneri i duhur për PSG-në, veçanërisht në lidhje me lojtarët që janë larguar nga klubi. Flitet për Messi, Neymar dhe Mbappe, por guximi i tij për të larguar Verratti-n është për t’u vlerësuar.

Ka parë potencial te Vitinha dhe, për ta lejuar këtë të fundit të shprehë talentin e tij, ishte e domosdoshme të largohej Verratti. Vitinha ka treguar se është i një niveli tjetër”, tha Henry për CBS Sports.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?