Henry paralajmëron Barcelonën: Me një mbrojtje të tillë nuk fitohet në Europë!
Thierry Henry ka ngritur sërish alarmin për problemet mbrojtëse të Barcelonës, duke theksuar se linja e avancuar e ekipit po e ekspozon rëndë skuadrën këtë sezon. Sipas ish-sulmuesit francez, katalanasit rrezikojnë objektivat europianë nëse nuk ndërhyjnë menjëherë.
“E kemi parë kundër Benficas, kundër Interit … Barcelona po pëson shumë gola dhe shumë prej tyre janë tepër të lehtë për t’u shënuar,” u shpreh Henry. “Me një mbrojtje kaq të hapur është e pamundur të fitosh në Europë. Duhet të rregullohet urgjentisht.”
Ai përmendi edhe një episod nga sezoni i kaluar për të ilustruar dobësitë në prapavijë: “Në fitoren 4-1 me Bayernin, Kean u shkëput pa asnjë problem dhe shënoi. Ka edhe shumë raste të tjera të ngjashme. Ekipet tashmë e dinë si ta godasin Barcelonën dhe i shkaktojnë telashe të vazhdueshme mbrojtjes së tyre të avancuar.”
Henry theksoi se edhe portieri po e vuan këtë skemë, pasi detyrohet të përballet me shumë duele dhe situata të rrezikshme: “Nuk është normale që portieri të ekspozohet kaq shpesh. Me gjithë talentin që ka Barcelona, nuk mund të konkurrosh në Europë nëse kundërshtarët kanë mundësi të shënojnë në çdo moment. Kjo situatë po e rëndon shumë ekipin.”
KOHA JONË SONDAZH

