“Heronjtë e vërtetë të qytetit tonë”, tifozët e Atalantës spektakolarë

Atalanta do të përballet sonte me Valencian në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8 në Champions League. Skuadra bergamaske është një ndër realitetet më të bukura të këtij sezoni në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Djemtë e Gasperinit e fituan 4-1 ndeshjen e parë dhe janë shumë afër kualifikimit në çerekfinale. Frika prej koronavirusit ka ndikuar që sfida e sotme të luhet pa tifozë dhe tifozët e Atalantës kanë kryer një gjest shumë të bukur.

Me anë të një komunikate, ultrasit e njohur si Curva Nord kanë vendosur që rimbursimet e biletave t’ia kalojnë spitalit të qytetit të tyre. Milani ishte klubi i parë që dhuroi 250 mijë euro për për AREU (Kompania e Urgjencave Rajonale), kompani që merret me emergjencat shëndetësore në rajonin e Lombardisë, ndërsa tani është radha e tifozëve të Atalantës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sonte do të përjetonim një nga mbrëmjet më të bukura të historisë tonë, por emergjenca që është krijuar kalon çdo gjë tjetër në plan të dytë. Gjatë këtyre javëve në qytetin dhe provincën tonë ka heronj që po përballen me këtë situatë, duke punuar me burime të pamjaftueshme dhe turne rraskapitëse për shëndetin e të gjithëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye, ne vendosëm t’i dhurojmë shumën e biletave të sektorit tonë spitalit të Bergamo sonte dhe në ditët e ardhshme do të bëjmë transferimin e 40 mijë eurove“, lexohet në deklaratën e Curva Nord.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?