Hetim i ri që mund të trondisë Seria A, në shënjestër janë Juventus dhe Napoli

Seria A kërcënohet nga një hetim i ri. Bëhet fjalë për sezonet nga 2019 deri në 2021, ku përfshihen 62 operacione në merkato dhe që kanë përfunduar nën syrin e Komisionit Mbikëqyrës të Klubeve të Futbollit (Covisoc) dhe tani të dhënat janë në tryezën e Prokurorisë Federale. Siç raporton Repubblica, raporti iu dorëzua prokurorit të FIGC Giuseppe Chinè dhe Presidentit Gravina për të kërkuar që të hetohej natyra e operacioneve: Juventus dhe Napoli janë dy skuadrat më të rrezikuara

Për sa u përket bardhezinjve, nën objektiv janë kontratat e blerjes së kartonëve të lojtarëve si Franco Tongya dhe Marley Aké, dy lojtarëve që u këmbyen për 8 milionë euro secili dhe që sot luajnë përkatësisht në ligën e katërt franceze dhe në Serinë C. Operacione të tjera të Juventusit janë nën mbikëqyrjen e Covisoc, veçanërisht 42 transferime dhe 21 lojtarë të përfshirë për një xhiro prej 90 milionësh konkretisht, mbi të gjitha në vëmendje kanë qenë shkëmbimet me Barcelonën mes Pjanic-Arthur dhe me Manchester Cityn mes Cancelos dhe Danilos.

Edhe disa operacione të Napolit e kanë bërë të dyshimtë Covisocin, veçanërisht blerja e Osimhenit. Nga 4 lojtarët që përfunduan në Lille për 20 milionë, tre prej tyre tashmë janë rikthyer sot në Itali (dy në Serinë D dhe një në Serinë C), ndërsa tjetri është te skuadra e Lille por që nuk është aktivizuar kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?