Hidhet shorti Europa League, Skenderbeu përballë Partizanit të Beogradit

Hidhet shorti për Europa League. Ekipi i Skenderbeut bie në grup me Partizanin e Beogradit, Dinamo e Kievit, Young Boys. Përballja me Partizanin e Beogradit do jetë shumë e ashpër, nisur edhe nga historia e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Ashtu siç pritej shorti ka favorizuar kuqezinjtë e Milanit, të cilët duke qenë edhe në vazon e parë të Europa League ka rënë në grup me ekipe më të lehta në letër, përbërja e së cilës është Austria Vjenës, Rijeka dhe AEK.

Ndërkohë që shorti nuk është treguar aspak “zemëmirë” për ekipin e Etrit Berishës, Atalantën, e cila do të ketë në grup ekipe si Lyon, Everton dhe Apollon.

Swiss Digital Desktop Reklama

GRUPET

Swiss Digital Mobile Reklama

GRUPI A: Vijareal; Makabi Tel-Aviv; Astana; Slavia Pragë

GRUPI B: Dinamo Kiev; Jang Bojz; Partizan Beograd; Skënderbeu

GRUPI C: Sporting Braga; Ludogorets; Hofenhajm; Istanbul Bashakshehir

GRUPI D: Milan; Austria Vjenë; Rijeka; AEK Athinë

GRUPI E: Olimpik Lion; Everton; Atalanta; Apollon Limasol

GRUPI F: Kopenhagen; Lokomotiva Moske; Sherif Tiraspol; Zhilin

GRUPI G: Viktoria Plzen; FCSB; Hapoel Ber Sheva; Lugano

GRUPI H: Arsenal; BATE; Këln; Crvena Zvezda

GRUPI I: RB Salcburg; Olimpik Marsejë; Vitoria Gimaraesh; Koniaspor

GRUPI J: Atletik Bilbao; Herta Berlin; Zoria; Ostersunds

GRUPI K: Lacio; Nicë; Zylte Varegem; Vitese

GRUPI L: Zenit; Real Sociedad; Rosenborg; Vardar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?