Hidhet shorti i Champions League/ Duele spektakolare në mini-kampionatin, Inter dhe Juve me fat
Këtë të enjte në Monaco, u hodh shorti për fazën e grupeve të UEFA Champions League, kompeticioni më prestigjioz për klubet europiane. Goglat kanë rezervuar përballje spektakolare, disa prej të cilave ngjasojnë me finale të parakohshme.
Paris Saint-Germain, kampionët në fuqi të Evropës, do të nisin mbrojtjen e titullit me një grup tepër sfidues, ku do të përballen me Barcelona-n dhe Bayern Munchen, ndërkohë që kundërshtarët më të lehtë në letër janë Sporting Lisbona dhe Athletic Bilbao.
Real Madrid nuk ka pasur më shumë fat. “Los Blancos” do të kenë përballje të zjarrta ndaj Manchester City, Liverpool, Juventus dhe Benfica, duke u konsideruar si një nga grupet më të forta të kësaj faze.
Nga ana tjetër, Manchester City ka marrë një short disi më të balancuar. Skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me Borussia Dortmund dhe Napoli, ndërsa ndeshjet e tjera duken më të përballueshme.
Bayern Munchen, përveç sfidës klasike ndaj PSG, do të ketë teste të vështira me Chelsea dhe Arsenal, por edhe ndeshje më të lehta, si ajo kundër modestëve të Pafos.
Faza e parë e Champions-it do të startojë më 16 shtator, ndërsa kalendari i plotë i ndeshjeve do të publikohet të shtunën. Finalja e madhe është planifikuar të zhvillohet më 30 maj në Budapest, ku pritet të kurohet kampioni i ri i Evropës.




KOHA JONË SONDAZH

