Hidhet sot shorti i Champions League/ Priten përballje spektakolare në fazën e 1/8-ve
Sot në orën 12:00, në selinë e UEFA në Nyon, do të hidhet shorti i fazës së 1/8-ve të UEFA Champions League. Në këtë fazë do të përballen tetë skuadrat e kualifikuara direkt nga faza e ligës me tetë të tjera që siguruan biletën përmes play-off-it. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa rruga drejt finales së 30 majit 2026, që do të zhvillohet në Puskás Aréna në Budapest, tashmë është e përcaktuar në tabelë.
Skuadrat e kualifikuara
Nga faza e ligës:
Arsenal.
Bayern Munich
Liverpool
Tottenham Hotspur
Barcelona
Chelsea
Sporting
Manchester City
Nga faza play-off:
Real Madrid
Paris Saint-Germain
Neëcastle United
Atlético Madrid
Atalanta
Bayer 04 Leverkusen
Galatasaray
FK Bodø/Glimt
Si do të funksionojë shorti
Skuadrat do të ndahen sipas renditjes në fund të fazës së ligës, duke formuar katër çifte pozicionesh (1-2, 3-4, 5-6, 7-8). Secili ekip do të shortohet në një nga dy pozicionet e mundshme në tabelën e 1/8-ave përballë fituesve përkatës të play-off-it.
Në këtë fazë nuk ka kufizime kombësie, çka do të thotë se mund të kemi derbi mes skuadrave të të njëjtit shtet.

Përballjet e mundshme
Sipas skemës së paracaktuar:
Paris Saint-Germain ose Neëcastle United mund të përballen me FC Barcelona ose Chelsea.
Atlético Madrid dhe Galatasaray do të kenë përballë njërën mes Tottenham Hotspur ose Liverpool.
Real Madrid dhe Bodø/Glimt mund të ndeshen me Manchester City ose Sporting CP.
Atalanta dhe Bayer 04 Leverkusen do të sfidojnë Arsenal ose Bayern Munich.
Datat e fazave eliminatore
1/8-at: 10/11 dhe 17/18 mars 2026
Çerekfinalet: 7/8 dhe 14/15 prill 2026
Gjysmëfinalet: 28/29 prill dhe 5/6 maj 2026
Finalja: 30 maj 2026, në Budapest
KOHA JONË SONDAZH

