Hidhet sot shorti i Play Off të Champions League/ Juvja, Interi dhe Reali me sytë nga goglat
Sot në Nyon, në orën 12:00, do të hidhet shorti i “play-off”-eve të Champions League, një moment vendimtar për Interin, Juventusin dhe të cilat do të mësojnë rrugëtimin e tyre në fazën me eliminim direkt. Skuadrat italiane nisen si favorite në këtë raund, por në rast kualifikimi për në të tetat e finales, sfidat pritet të bëhen shumë më të vështira.
Sipas rregullave të shortit, ekipet e renditura nga vendi i 9-të në të 16-in janë “teste serie” dhe përballen me skuadrat nga vendi i 17-të deri në të 24-in, me ndeshjen e kthimit në shtëpi. I njëjti parim do të zbatohet edhe për fazën e 1/8-ave, ku niveli i kundërshtarëve rritet ndjeshëm.
Interi, si skuadra italiane më e renditur mirë (vendi i 10-të), në “play-off” do të përballet me njërën mes Bodo Glimt dhe Benfikës, me mundësinë e një dueli interesant ndaj ish-trajnerit José Mourinho. Nëse kalon më tej, në të tetat e finales e pret një sfidë shumë e fortë kundër Manchester Cityt ose Sporting Lisbonës.
Juventusi, pas një starti të vështirë, ka rregulluar situatën dhe në “play-off” mund të gjejë përballë Club Brugge ose Galatasaray. Në rast përballjeje me turqit, Spalletti do të ndeshej për herë të parë si kundërshtar me Victor Osimhen. Në fazën tjetër, bardhezinjtë do të kishin përballë patjetër një angleze: Liverpoolin ose Tottenhamin.
Real Madrid ndërkohë në fazën Play Off mund të “peshkojë” sërish Benficën, një kundërshtar që e turpëroi 4-2 të mërkurën. Ndeshjet e “play-off”-it do të luhen më 17/18 shkurt (vajtje) dhe 24/25 shkurt (kthimi), ndërsa shorti për të 1/8 është planifikuar për 27 shkurt.
KOHA JONË SONDAZH

