FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio futet në garë për Frattesin, Interi kërkon 25 milionë euro për të

Merkatoja e janarit po shkon drejt mbylljes, por orët e fundit mund të sjellin ende surpriza. Një nga emrat që mund të ndezë skenën e transfertave është Davide Frattesi. Edhe gjatë kësaj dritareje, mesfushori i Interit është përfolur si kandidat për largim nga Milano.

Interesi për ish-lojtarin e Sassuolos ka qenë i madh: Juventusi, me Luciano Spallettin si mbështetësin kryesor të tij, por edhe Fenerbahçe dhe Nottingham Forest kanë kërkuar informacion për kushtet e një transferimi. Së fundmi, në garë është futur edhe Lazio, që po kërkon një goditje të rëndësishme në ditët e fundit të merkatos.

Deri më tani, Frattesi nuk ka marrë dritën jeshile për t’u larguar nga Interi, si për shkak të ofertave që nuk kanë bindur drejtuesit zikaltër, ashtu edhe për situatën delikate në mesfushë pas dëmtimit të Hakan Çalhanoğlut. Me listat e Champions League të bllokuara dhe dy ndeshje ende për t’u luajtur, Interi ka preferuar të mos rrezikojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sot skenari mund të ndryshojë. Rikthimi i afërt i Çalhanoğlut dhe paraqitja pozitive e Andy Diouf, të cilin trajneri Cristian Chivu e ka zbuluar si alternativë të vlefshme në ndeshjen e Dortmundit, mund t’i hapin rrugë një largimi të mundshëm të Frattesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Lazio kërkon të rikthejë entuziazmin te tifozët pas një janari të vështirë, të karakterizuar nga disa largime të rëndësishme si Guendouzi dhe Castellanos. Frattesi shihet si profili ideal për këtë objektiv. Interi vlerëson kartonin e tij rreth 25 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?