
Eksperti i antiterrorit, Redion Qiriazi, ka analizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet se lëvizja “Antifa” po frymëzon apo drejton protestat në Shqipëri.
Për të Antifa nuk përfaqëson një organizatë të centralizuar me një komandë të vetme, por një emërtim të përgjithshëm për grupime me ideologji antifashiste, kryesisht të lidhura me të majtën. Sipas tij, këto grupime veprojnë në mënyrë të decentralizuar dhe autonome, duke u bashkuar mbi bazën e parimeve të përbashkëta ideologjike.
“Antifa është një emërtim i përgjithshëm për grupime me ideologji antifashiste, të cilat janë të decentralizuara dhe operojnë praktikisht në shumë vende të botës. Nuk është se kanë një komandë apo një strukturë të mirëfilltë”, u shpreh Qiriazi.
