Higuain bllokon merkaton e Juves: Rikthehem sërish më 24 në Torino!

Gonzalo Higuain gjatë kësaj vere është një nga prioritetet e drejtuesve të Juventusit, që dëshirojnë të lirohen nga një sulmues jashtë forme dhe që fiton një pagë mjaft të lartë, rreth 7.5 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë kur ka mbetur edhe një vit nga përfundimi i kontratës që mban të lidhura palët, largimi i argjentinasit nga Torino nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi sulmuesi nuk ka ndërmend të pranojë zgjidhjen e kontratës.

Pas babait të tij, edhe vetë Gonzalo Higuain ka deklaruar se dëshiron të respektojë kontratën me Juventusin dhe se më datën 24 gusht do të paraqitet rregullisht në grumbullim

“Tani jam mirë dhe më datën 24 do të kthehem në Torino për të rinisur përgatitjet. Kam edhe një vit kontratë me Juventusin dhe jam i prirur ta respektoj. Tani te Juve ka ardhur një trajner i ri, ndaj do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar sulmuesi Gonzalo Higuain.

SHKARKO APP