Higuain: Do tërhiqem prej familjes, Inter Miami do Messin!

Gonzalo Higuain mund ti thotë lamtumirë futbollit në moshën 33-vjeçare. Në një intervistë të fundit argjentinasi la të kuptohet se me përfundimin e kontratës me Inter Miamin do të varë këpucët në gozhdë.

“Kam një vit tjetër në kontratën time me Inter Miami, pastaj do të bëj një pushim, larg nga futbolli dhe gjithçka.

Messi te Miami? Unë nuk dua të krijoj telashe, nuk e di nëse Leon do të vijë në Miami. Ka nënshkruar për dy vjet me PSG, por klubi e dëshiron. Të shohim çfarë do të ndodhë.

Nuk e kam fare mendjen te përfaqësuesja. Jam në një fazë tjetër të jetës sime, sot përparësia ime është familja. Nuk do të ndryshoja për asgjë në botë për të parë vajzën time duke buzëqeshur”, deklaroi Higuain.

SHKARKO APP