Higuain: Doja ta lija futbollin pas Kupës së Botës 2014, nuk dilja dot në rrugë

“E dua më shumë nënën time më shumë se futbollin”. Gonzalo Higuain nuk futet në diskutimet për një refuzim të rikthimit në Itali, teksa ka dhënë një intervistë me “zemër të hapur” për gazetën “Marca”. Sulmuesi argjentinas foli edhe për momentin e largimit nga Juventusi te Milani.

“Me ardhjen e Cristiano Ronaldos ata donin të bënin një rritje cilësore dhe më thanë që do më gjenin një sistemim të ri. Nuk më kërkuan që të largohesha, thjeshtë më përjashtuan. Largimi nga Napoli? Kur u largova nga Real Madrid qava, njëlloj si ndodhi te Napoli. Por, me De Laurentiis, nuk kishte asnjë kontakt. Ai më bindi të merrja këtë vendim, nuk doja të kaloja një minutë më me të”.

Higuain konfirmoi se pas gabimit në finalen e Botërorit 2014, kishte menduar që do të largohej përfundimisht nga futbolli.

“Kam dëgjuar gjithmonë fjalë, kritika, ofendime që më kanë prekur mua dhe nënën time, sidomos pas Botërorit të vitit 2014 dhe një rasti të humbur, atë përballë Neuer, po që nuk ishte edhe aq i lehtë sa mendojnë dhe ju duket atyre që e panë në tv… Në një moment doja të thoja mjaft. Nuk mund të vazhdoja. Nuk dilja dot në rrugë ngaqë më shanin kudo. Nëna ime nuk duronte gjithashtu, po kur i thashë se mendoja tërheqjen, më tha që duhet të vazhdoja dhe se kurrë nuk do të ishte ajo shkaku i tërheqjes time nga futbolli.

Ne lojtarëve na mendojnë si makina! Fitoj shumë para, e vërtetë, por ndihem i vetmuar, pa miq. Ato nuk i blen dot paraja, të vërtetët flas. Veç kësaj, më duhet të fluturoj 14-15 orë për të shkuar në Argjentinë, nuk e kam familjen 10 minuta…”, u shpreh sulmuesi i Juventusit.

Gonzalo Higuain Finally Speaks up on His Infamous World Cup Final ...

 

 

SHKARKO APP