Higuain i shtohet listës së gjatë të dëmtimeve pas pandemisë në Seria A

Listës së gjatë të dëmtimeve pas rikthimit në stërvitje në Seria A, i bashkohet edhe Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas i Juventusit, ishte një nga të fundit që i është bashkuar seancave stërvitore, teksa është detyruar që të ndalet për shkak të një problemi në këmbë.

Sulmuesi do të kryejë vizitat mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit. Higuain i bashkohet Ibrahimovic, Duarte, Manolas, Deiola, Pau Lopez, Baselli dhe Milinkovic-Savic.

Nëse do të vijë miratimi nga qeveria, Juventus do të jetë skuadra e parë që do të zbresë në fushë, më 12 qershor për gjysmëfinalen e kthimit ndaj Milanit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP