Higuain: Jam te Juventus për të fituar Ligën e Kampioneve

Gonzalo Higuain ka ndezur sfidën Juventus – Barcelona, ndeshje kjo që do të luhet pas disa ditësh dhe është e vlefshme për cerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Sulmuesi argjentinas ka theksuar se është transferuar te “Zonja e Vjetër” me synimin për të fituar me këtë skuadër Champions Leaguen.

Në një intervistë për UEFA-n, Higuain u shpreh se ka bërë zgjedhjen më të mirë që u transferua te skuadra e Juventusit, shkruan “TuttoSport”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur Juventusi vendosi për të më paguar klauzolën unë kam marrë një vendim shumë të vështirë. I kam shpjeguar disa herë arsyet e mia dhe jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë. Unë kam njohur njerëz me mentalitet fituesi dhe kjo është pikërisht një ndër arsyet përse Juvja është në krye për një kohë të gjatë. Unë kam ardhur këtu për të ndihmuar Juventusin për triumfin në Champions League”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?