Histori për film, nga falimenti tek ringritja, “Rangers” i Gerrard shpallet kampion i Skocisë pas 10 vitesh

Subjektet e filmave bazohen shpesh në ndodhi reale të cilat shkruhen në histori dhe frymëzojnë. E tillë është dhe ajo e ekipit të futbollit Rangers në Skoci.

Ekipi i Glasgow që në 2012 falimentoi financiarisht dhe ra 4 kategori më poshtë u rikthye për të fituar pas 10 vitesh një titull kampion. Pikërisht këtë do e realizonte me një legjendë si Steven Gerrard në krye të stolit që i ka dhënë një tjetër faqe ekipit.

Nga ana tjetër Celtic nuk ka arritur dot të fitojë edhe titullin e 10-të radhazi, pasi Rangers tashmë i kanë thyer hegjemoninë në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje ishte vetë Celtic sot që ia ‘dhuroi’ kampionatin Ranger pas barazimit 0-0 ndaj Dundee United.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?