Historike, akordohet penallti nga moviola në fushë

Vjen rasti i parë në histori i një penalltie të akorduar në bazë të movioles. Në gjysmëfinalen e Botërorit për klube që po zhvillohet në Japoni mes Atletico Nacional dhe Kashima Antlers u verifikua dhe episodi i parë i këtij lloji, në minutën e 32 të pjesës së parë pas kontaktit mes Nishi dhe Berrio. Arbitri Kassai fillimisht nuk akordoi asgjë, por kur loja ishte ndalur, u afrua në anë të fushës pranë atij që quhet video asistant refereee, apo shqip, arbitri ndihmës me imazhet dhe dekretoi penalltinë, të cilën 24 vjecari Shoma Doi e shndërroi në gol.

Megjithatë edhe pse rasti është i destinuar të hyjë në histori, nuk mungojnë polemikat, pasi edhe moviola nuk mundi të evitojë një gabim në gjykim. Sic bën të ditur spanjollja As, në momentin kur kryhet faulli Nishi që rrëzohet kishte qenë në pozicion jashtë loje kur u nis loja nga goditja standart. Kjo rrethanë i ka shpëtuar si gjyqtarit Kasai në fushë, ashtu edhe gjyqtarit që shfrytëzon imazhet filmike. I cuditshëm është fakti se tifozët e Atletico Nacional sinjalizuan me thirjet e tyre se Nishi ishte jashtë loje në episodin kur fitoi penalltinë, ndërsa dicka e tillë konfirmohet si nga imazhet televizive ashtu dhe nga fotot që bëjnë gjithcka me të qartë. Përfundimi i rastit të parë të nje penalltie të dhënë nga imazhet filmike në këtë mënyrë është se as moviola nuk mund të evitojë polemikat. në përfundim japonezët e Kashimës fituan ndeshjen 3-0 duke siguruar biletën e parë të finales së Botërorit për klube

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?