Historike/ Barcelona ndryshon emrin e stadiumit për të ndihmuar për koronavirusin
“Duam të japim një mesazh universal. Për herë të parë dikush do të ketë mundësinë për të vendosur emrin në Camp Nou dhe të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të njerëzve në nevojë”.
Këto janë fjalët e zëvendës-presidentit të Barcelonës, Jordi Cardoner duke zbuluar dhënien me qira të emrit të stadiumit. Kjo do të ndodhë për herë të parë që nga viti 1957 dhe do të zgjasë për një vit, në mënyrë që të grumbullohen fonde për kornavirusin.
Bordi i drejtorëve të klubit spanjoll është shprehur se do të dhurojë të gjithë pjesën e mbledhur duke shitur të drejtat e emrit të impiantit për të luftuar pandeminë globale. /R.Lika-Koha Jone/