Historike për Shqipërinë, Lara Colturi në finalet e Kupës së Botës në Ski në dy disiplina
Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë duke u kualifikuar edhe në finalen e Slalomit në Saalbach. Në garën e sotme në ARE ajo u rendit e 23 duke ruajtur pozicionin e 25 në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar edhe finalen e javës që vjen.
17-vjeçarja italiane e natyralizuar si shqiptare ia doli që me kohën 1 minutë 46 sekonda e 28 të qindtat të siguronte vendin e 23-të dhe pjesëmarrjen në garën finale të Austrisë në fundin e eventit.
“Një ditë e mrekullueshme me diell, por pak ftohtë. Në zbritjen e parë gabova një moment dhe në të dytën kërkova të argëtohesha dhe bëra atë që duhet të bëja. Shkoi mirë, jam e kualifikuar edhe në disiplinën e Slalomit në finale. Shihemi atje”, tha Lara pas garës.
KOHA JONË SONDAZH

