HISTORIKE/ Sadiku bëhet shqiptari i parë që luan në Copa Libertadores (VIDEO)

Armando Sadiku hyn në historinë e Copa Libertadores. Sulmuesi shqiptar u bë futbollisti i parë shqiptar që luan në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut pasi u aktivizua si zëvendësues në minutën e 69-të të sfidës mes Bolivar dhe uruguaianëve të Ëanderers.

Bolivianët triumfuan me rezultatin 5-0 duke përmbysur kështu humbjen 1-0 të sfidës së parë dhe duke u kualifikuar në për në raundin final të fazës paraeliminatore aty ku do të kenë përballë me shumë gjasa kolumbianët e Junior, përballje që do të vlejë një biletë për në fazën e grupeve të Copa Libertadores.

Aktivizimit të Sadikut si i pari shqiptar që luan në Copa Libertadores i kanë bërë jehonë edhe mediat argjentinase. Edhe pse luajti për pak minuta sulmuesi kuqezi iu afrua ndjeshëm golit të tij të parë me Bolivar në Copa Libertadores teksa në minutën e 76-të Sadiku goditi shtyllën.

 

SHKARKO APP