Hodhi dyshime për Juve-Inter, prokuroria nis hetimin ndaj Lotitos

“Jemi një pikë larg kreut dhe kjo vetëm falë Juve-Inter, që e keni parë se cfarë ndeshjeje ishte”, pati deklaruar presidenti i Lazios, Claudio Lotito në një intervistë për mediat italiane ditën e djeshme, ndërsa kjo deklaratë ka ndezur sërish polemikat.

Kështu Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur të hapë një hetim për këtë deklaratë, ndërsa sipas mediave italiane, pritet të thirret numri një i klubit bardhekaltër për të dhënë sqarime mbi deklaratën.

Lotitos do t’i duhet të shpjegojë kontekstin e deklaratës dhe nëse ka, të japë informacione shtesë që ngrenë dyshime mbi parregullsi të kësaj ndeshjeje, ashtu siç presidenti i Lazios ka lënë të kuptohet në intervistën e tij. Ai rrezikon një dënim disa mujor dhe një gjobë të majme.

SHKARKO APP