Hodhi fishekzjarrë gjatë derbit Partizani-Tirana, arrestohet tifozi 26-vjeçar

Derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës është shoqëruar edhe me incidente në stadiumin “Air Albania”, ku kishte dëmtime stolash. Policia ka njoftuar ditën e sotme se një person është arrestuar për hedhje hedhje fishekzjarrësh në fushë.

Njoftimi i policisë:

Hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit Partizani-Tirana, identifikohet nga kamerat e sigurisë. Vihet në pranga  26-vjeçari për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”. Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë  para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në “Air Albania Stadium”, mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Swiss Digital Desktop Reklama

A.B, 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse më datë 13.12.2019, rreth orës 19:10, ka hedhur fishekzjarrë  në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, në kohën që zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana. Ky shtetas u identifikua nga ana e Policisë nëpërmjet kamerave të sigurisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 vijojnë veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe stafin e menaxhimit të stadiumit, për të identifikuar dhe proceduar penalisht e administrativisht të gjithë ata tifozë që kanë dëmtuar stolat në tribunat e stadiumit dhe kanë hedhur fishekzjarrë gjatë zhvillimit të ndeshjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?