Hojlund e mbyll me Manchester United, Milani nis negociatat për ta bindur

Negociatat mes Milanit dhe Manchester United për transferimin e sulmuesit danez Rasmus Hojlund po intensifikohen. Dy klubet kanë nisur kontaktet përmes ndërmjetësve dhe “Djajtë e Kuq” janë të hapur për shitjen, ndërsa kuqezinjtë shprehin interes serioz. Ende nuk ka patur bisedime direkte midis Milanit dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Hojlund është i vetëdijshëm se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Amorim dhe pret një hap konkret nga drejtuesit e Milanit. Palët e dinë se marrëveshja nuk është e lehtë, por nevoja e Milanit për një qendërsulmues dhe gatishmëria e United për ta lënë të lirë e bëjnë një transferim të mundshëm.

Opsioni më realist është huazimi (edhe me pagesë) me të drejtë blerjeje. Lëvizja drejt lojtarit mund të ndodhë ditët në vijim ose në fund të merkatos, si një “goditje” e minutës së fundit që do të kënaqte të gjitha palët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hojlund, i cili shënoi vetëm 4 gola sezonin e kaluar në Premier League, nuk do ta kundërshtonte një rikthim në Serie A, kampionati që e lançoi dhe e çoi në “Old Trafford” në vitin 2023 për 70 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?