Holanda shumë e fortë për Amerikën, siguron një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Botës (VIDEO)

Holanda është skuadra e parë çerekfinaliste e Kupës së Botës në Katar. Skuadra e van Gaal fitoi 3-1 ndaj Amerikës, një ndeshje të cilët e dominuan.

Memphis Depay ia shpërbleu besimin trajnerit duke u bërë protagonist në golin e parë të shënuar në minutën e 10-të, pas një goditje të saktë në zonë. Në fundin e pjesës së parë, nga një aksion i ngjashëm, me asist sërish nga Dumfries, këtë herë është Blind që do të realizonte.

Amerika provoi të ndryshonte diçka, por u kujtua shumë vonë. Në minutën e 76-të, pas një dalje të mirë të Pulisic nga krahu i djathtë, Wright prek me thembër një top që merr një trajektore të çuditshme dhe më pas shkon në rrjetë. Gjithsesi gëzimi dhe shpresat e tyre zgjatën pak minuta, pasi Dumfries do të shënonte një gol të bukur fluturimthi në minutën e 81-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Holanda tashmë pret e qetë për fituesin e çiftit mes Argjentinës dhe Australisë, që do të luhet sonte në orën 20:00. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "2022 WORLD CUP Round of 16 United States FINAL SCORE Netherlands 3 GOALS Memphis Depay (10') Daley Blind (45+1') Denzel Dumfries (81') GOALS Haji Wright (76') NEXT OPPONENT Netherlands plays winner of Argentina vs. Australia Dec. 3, 2022"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?