Huijsen shumë pranë transferimit te Real Madridi

Dean Huijsen, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Romës, është shumë pranë kalimit te Real Madrid, ku pritet të bëhet një nga elementët kyç të projektit të ri të trajnerit Xabi Alonso, që nis nga qershori.

Lajmi është konfirmuar nga gazeta spanjolle “AS” dhe gjithashtu nga BBC, që raportojnë se është arritur marrëveshje mes lojtarit, klubit Bournemouth (që zotëron kartonin e tij) dhe gjigantëve madrilenë.

“Jemi në fazën përfundimtare të negociatave”, thanë burime të afërta me tratativën për “AS”.

Nga kjo lëvizje do të përfitojë edhe Juventusi, i cili verën e kaluar e shiti mbrojtësin 19-vjeçar te Bournemouth për rreth 15 milionë euro, por ruajti një përqindje nga shitja e ardhshme – e cila tashmë është duke u konkretizuar.

Huijsen pritet të jetë një nga përforcimet më të rëndësishme në mbrojtje për Real Madridin, në një fazë rinovimi dhe ndërtimi për të ardhmen nën drejtimin e Alonsos. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP