Humbën derbin pas 22 vitesh, tifozët kërkojnë “kokën” e Klopp

Liverpool është zyrtarisht në krizë. Djemtë e Jurgen Klopp u mposhtën dje në “Anfield Road” nga Everton me rezultatin 0-2, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalojnë.

Kjo ishte humbja e parë në derbi në shtëpi që nga viti 1999, çka ka shtuar më shumë nervozizmin e tifozëve. Madje shumë prej këtyre të fundit kanë nisur dhe një fushatë në rrjetet sociale, duke kërkuar largimin e gjermanit.

Hashtagu #Kloppout po kthehet në trend tashmë. Edhe pse ishte pikërisht ai që fitoi titullin kampion dhe Champions League me “The Reds”, tifozët besojnë se cikli i tij ka mbaruar dhe kjo pritet të ndodhë në fund të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?