Humbën finalen, por lojtarët e Nigerisë shpërblehen me apartament dhe tokë nga Presidenti i Republikës
Pavarësisht humbjes nga Bregu i Fildishtë në finale, lojtarët e Nigerisë u shpërblyen për arritjen në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Osimhen dhe shokët e tij u pritën nga Presidenti i Republikës, Bola Tinubu, i cili u dha nga një apartament dhe tokë për lojtarët dhe stafin teknik.
“Nuk është e lehtë të pranosh një disfatë, falë pritshmërive në prag të ndeshjes, por të gjithë treguan sportivitet dhe qëndrueshmëri gjatë kompeticionit”, shpjegoi kreu i shtetit siç raporton Sportface .
Një gjest për t’u duartrokitur, pasi në sport jo gjithmonë mund të fitosh, por rëndësi ka që të japësh maksimumin dhe arritja në finale ishte një krenari e madhe për Nigerinë. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

