Humbja 6-0 me Spanjën, Low: S’i kisha parë kurrë lojtarët aq të frikësuar

17 nëntori i vitit të kaluar ishte një ditë e errët për Gjermaninë. Katër herë kampionët e botës humbën 6-0 përballë Spanjës në Sevilla, sfidë e vlefshme për Nations League. Një disfatë historike për “Pancerat”, teksa pasndeshja u shoqërua me kritika të mëdha, sidomos për trajnerin Joachim Low.

Ky i fundit i është rikthyer humbjes tenistike në deklaratën e dhënë për Kicker. Lojtarët e mi nuk ishin të sigurt nëse donin të zbrisnin në fushë. Në fund luajtëm, duhej bërë një gjë e tillë, ama kishte lojtarë që nuk donin të vinin me ne në Andaluzi, duke llogaritur që bëhej fjalë për një zonë me rrezikshmëri të lartë koronavirusi.Kishte nga ata që më thonin se kishte gruan shtatzënë, të tjerë më tregonin se prindërit e tyre nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore. I mirëkuptoja rrallë kam parë kaq shumë pasiguri te lojtarët“, deklaron Loëw. 

SHKARKO APP