Humbja e Liverpool, Richarlison provokon dhe “ndez” derbin e javës së ardhshme
Kampionët e Liverpool u shokuan mbrëmjen e djeshme në trasnfertën e Aston Villas, pasi ata humbën me rezultatin e thellë 7-2. Të besuarit e Jurgen Klopp u shpërfytyruan nga vendasit të cilët kanë 9 pikë të plota pas tre ndeshjeve të para në Premier League.
Javën e ardhshme pas pauzës nga ndeshjet e kombëtareve, “The Reds” do të luajnë derbin kundër Evertonit, të cilët janë në një formë të shkëlqyer këtë fillim sezoni. Për ta ndezur pak duelin mendoi ylli i skuadrës së Carlo Ancelottit, Richarlison, i cili postoi një foto në “Twitter” fill pas humbjes së Liverpool.
Sulmuesi brazilian zgjodhi të postonte një foto të tij nga pas duke festuar, ku duket qartë numri i tij 7. Sigurisht që ky detaj nuk mund t’i shpëtonte tifozëve, pasi dhe Liverpool pësoi shtatë gola nga Aston Villa. Fotoja e tij u kthye mënjëherë në meme për Liverpoolin nga tifozët e Evertonit, të cilët presin fitoren në derbi.
— Richarlison Andrade (@richarlison97) October 4, 2020
/abcnews.al