Humbja e turpshme ndaj Besëlidhjes, Sormani: I marrë unë përgjegjësitë!

Partizani pësoi një humbje të turpshme 3-0 ndaj Besëlidhjes në Kupë, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalon. Pas ndeshjes trajneri Sormani, është shfaqur i zhgënjyer nga lojtarët, por ja faturuar të gjithë fajin atyre.

“I marr unë të gjitha përgjegjësitë për këtë ndeshje. I kërkoj falje tifozëve dhe presidentit, të gjithë njerëzve që punojnë në këtë klub. Nuk kam gjë tjetër për këtë. Duhet t’i bëjmë komplimente Besëlidhjes, pasi bënë lojën e tyre. Ndërkohë që ne nuk bëmë të njëjtën gjë, nuk kishim shpirt gare.

Çfarë nuk funksionoi? Nuk funksionoi asgjë. Përmbysja? Atë që presim ndeshjen e kthimit, është se duhet të luajmë si një skuadër. Objektivi im është që t’i jap shpirt skuadrës, diçka që nuk e ka”, u shpreh strategu italian.

SHKARKO APP