Hummels: Nuk është dhe aq keq të luash me stadiumin e boshatisur
Mats Hummels jep shembullin e parë se të luajturit në stadiume të boshatisura nuk është ndonjë tragjedi e madhe. Mbrojtësi me shumë eksperiencë e sheh gotën gjysmë plotë pas rinisjes së Bundesligës.
“Të luash me dyer të mbyllura, nuk është aq keq. Ishte e veçantë që të luanim pa tifozë, shumë e trishto, veçanërisht kur mendon për ndeshje si me Bayernin kur janë të pranishëm 80 mijë spektatorë.
Gjithsesi me stadiumet e boshatisur, mund të marrësh më shumë udhëzime, mund të dëgjosh më shumë trajnerin nga pankina. Kur stadiumi është i mbushur, është e vështirë të komunikosh, edhe me një distancë prej 10 metrash”, deklaroi Hummels në një deklaratë të dhënë për mediat angleze. /R.Lika-Koha Jone/