Hungaria rihap sfidën, Varga shkurton shifrat ndaj Zvicrës
Me nisjen e pjesës së dytë Hungaria, që ka arritur të ngushtojë diferencën ndaj Zvicrës, duke rihapur totalisht këtë sfidë, të vlefshme për Grupin A, të Euro 2024.
Një krosim perfekt nga “fantazisti” i Liverpool, Dominik Szoboszlai kapet bukur me kokë nga “bomberi” Barnabas Varga, i cili me një goditje të bukur me kokë mposht portierin Sommer, duke nisur festën e të tijve dhe ngushtuar shifrat në 1-2 në favor të zviceranëve.