Hyka: Edhe po ta fitoja Topin e Artë, De Biasi s’do më ftonte
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka është shfryrë kundër trajnerit Gianni de Biasi, për të cilin tha se në asnjë mënyrë nuk do ta ftonte në Evropian.
Hyka tha se edhe nëse do ta fitonte Topin e Artë, as atëherë nuk do të ftohej nga italiani.
“Normalisht që pjesëmarrja në Evropian do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Gjithsesi, unë e dija edhe më parë se edhe sikur të fitoja ‘Topin e Artë’, nuk do të ftohesha në Kombëtare. Megjithatë, nuk është momenti për të bërë polemika dhe duhet të lëmë trajnerin që të punojë i qetë”, tha Hyka gjatë një interviste.
“Nuk di çfarë të them për zgjedhjet e tjera të trajnerit, por në rastin tim mund ta them plotësisht që, sido që të shkonte kampionati im, sido që unë të luaja këtë vit, nuk do të kishin aspak ndikim te zgjedhjet e tij. Këtë e kam vënë re që në fillim, pasi nuk ka pasur asnjë lloj interesimi për mua, as në fillim të sezonit, apo edhe as së fundmi”, shtoi ai
Krejt në fund Hyka tha se i vjen keq, sepse nuk i është dhënë asnjëherë asnjë arsye apo justifikim përse ndodh kjo gjë.
KOHA JONË SONDAZH

