Hynë në fushë dhe dhu*uan lojtarët e trajnerin, arrestohen 12 tifozë në Turqi
Mbrëmjen e djeshme, futbolli turk u përfshi nga dhuna pasi një grup tifozësh hynën në fushë pas ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes.
Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve dhe trajnerit të Fenerbahçes, janë arrestuar 12 persona të cilët u përfshinë në përleshjet e dhunshme. “12 persona që u identifikuan si të përfshirë në përleshjet pas ndeshjes Trabzonspor-Fenerbahce u ndaluan”, njoftoi ministri Ali Yerlikaya.
Ultrasit kërcënuan dhe sulmuan lojtarët dhe stafin e skuadrës së Stambollit, ndërsa portieri i Fenerbaches, Dominik Livakoviç, u godit me grusht në fytyrë.