Hyri në fushë si zëvendësues, djali i Van Persie dëmtohet rëndë dhe del me barelë (VIDEO)

Mbrëmje e hidhur për Feyenoordin në fushën e Betis Sevillas, ku holandezët u mposhtën 2-1 dhe i dhanë fund rrugëtimit të tyre në Europa League. Por përtej eliminimit, ndeshja u shënua nga një moment dramatik: Shaqueel van Persie, sulmuesi 19-vjeçar dhe djali i trajnerit Robin van Persie, u detyrua të largohej nga fusha me barelë pas një dëmtimi në gjurin e djathtë.

Shaqueel kishte hyrë në lojë vetëm dhjetë minuta më parë, kur një përplasje e fortë e la të shtrirë në tokë. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, ndërsa situata u duk serioze që në momentet e para. Pas ndeshjes, Robin van Persie, ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, nuk e fshehu tronditjen.

“Është rrëqethëse,” u shpreh ai. “Kur ndodh me një lojtar, gjithmonë shqetësohesh. Sot i ndodhi Shaqueelit. Shpreson që të mos jetë diçka e rëndë, por sinjalet e para nuk ishin inkurajuese.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri holandez theksoi se për të, kjo situatë ishte më e rëndë se një moment futbolli, sepse përpara se të jetë trajner, është baba.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Para së gjithash jam babai i tij. Më vjen jashtëzakonisht keq që duhet të kalojë nëpër këtë. Në pankinë duhet të jesh profesional, por brenda… është e pamundur të mos shqetësohesh.”

Pamjet nga fusha treguan Robin van Persien pranë të birit në momentet e para pas dëmtimit, duke e mbështetur me gjeste përkujdesjeje dhe duke u siguruar që ai të merrte ndihmën më të mirë të mundshme përpara se të largohej me barelë.

Posts from the soccer
community on Reddit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?