Hysaj bëhet çështje te Napoli, refuzon ftesën për ndeshjen e Championsit
Situata e Elseid Hysaj te skuadra e Napolit vazhdon të mbetet e paqartë. Mbrojtësi i kombëtares sonë vijon të mbetet një zgjedhje e tretë për trajnerin Ancelotti, i cili e hedhë në fushë vetëm në raste emergjence, siç ndodhi edhe në fundjavë kur hyri në fushë në vend të të dëmtuarit Maksimovic.
Mbrojtësi shkodran nuk i ka pëlqyer aspak sjellje e trajnerit, ndaj edhe duket se ka refuzuar grumbullimin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që do ta vendosë përballë Genk.
Një ndryshim që mund të bëjë që Hysaj të vendosë që të largohet që në muajin janar, pasi pranoi që të qëndronte në verë, duke shpresuar se bënte pjesë në planet e trajnerit dhe do të aktivizohej më shumë. /R.Lika-Koha Jone/