Hysaj dhe Milik, Roma bën gati super goditjen e dyfishtë pa paguar asnjë euro
Roma është duke menduar për një goditje të dyfishtë në merkato, të gjithën me kosto zero. Verdhekuqtë duan të shfrytëzojnë më së miri situatën e vështirë te Napoli për të rrëmbyer Milik dhe Hysaj. Polaku kërkon që të largohet në janar, duke gjetur një rrugë të mesme për largimin.
Për të prej kohësh ka shfaqur interes Juventus, por edhe Roma, që në fakt e rrëmbeu në verë, por për çështje burokratike të të drejtave të imazhit të tij, transferimi nuk u kompletua dhe më pas edhe Dzeko nuk u transferua te Juventusi. Duke parë moshën e boshnjakut, Milik do të ishte një zgjidhje perfekte në repartin e avancuar.
Situata e Hysajt – I njëjti diskutim Hysaj, për të cilin është arritur një marrëveshje që në qershor, por më pas transferimi nuk u kompletua. Mbrojtësi i Kombëtares sonë është vetëm 26 vjeç dhe ka shumë eksperiencë në Seria A. Prej kohësh është në negociata për rinovimin me Napolin, por të kaltrit asnjëherë nuk e kanë mbajtur premtimin.
Kërkesat ekonomike të Hysajt janë cilësuar si të ekzagjeruar. Largimi me kosto zero në fund të sezonit është shumë i mundur, ndërkohë që Hysaj do të kërkojë edhe ndonjë shpërblim financiar. Agjenti i tij Mario Giuffredi synon që mbrojtësi të bashkohet me një tjetër futbollist që është nën menaxhimin e tij Jordan Veretout. /R.Lika-Koha Jone/