“Hysaj do të largohet nga Napoli”, ja zëvëndësuesi i tij

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, do të qëndrojë tek skuadra e Napolit deri në fund të këtij sezoni.

Ky është opinioni i drejtuesit të emisionit sportiv “Si Gonfia La Rete” në Radio Crc, Rafael Auriema, i cili u shpreh se mbrojtësi shqiptar nuk do të jetë më pjesë e skuadrës napolitane.

Rafael Auriema theksoi gjithashtu, se drejtuesit e skuadrës italiane janë përgatitur për të gjetur zëvëndësuesin e Hysajt, i cili sipas tij do të jetë Konti që luan me ekipin e Atalantës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Hysaj është një nga më të mirët e rolit të tij në Europë dhe janë disa skuadra të mëdha që po e monitorojnë. Nëse Napoli e shet do të përfitonte 50 milion euro dhe me to do të investonte për pasardhësin e tij, i cili me shumë mundësi do të jetë Konti i Atalantës, ose dikush i ngjashëm me të” tha drejtuesi i emisionit sportiv “Si Gonfia La Rete” në Radio Crc, Rafael Auriema.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?