Hysaj do të largohet nga Napoli, vjen konfirmimi nga agjenti i tij

Elseid Hysaj nuk të rinovojë kontratën që i skadon këtë verë me Napolin sa vinë e pakësohen, madje sipas menaxherit të futbollistit Mario Giuffredi e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare është vendosur tashmë dhe do të jetë larg Napolit.

Në një intervistë agjenti i futbollisti përgënjeshtroi lajmet për rinovimin ndërkohë që shtoi se Hysaj është një profesionist i vërtetë dhe do të japë maksimumin për Napolin deri në fund të kontratës.

“Lajmet për rinovimin? Kjo çështje është e mbyllur. Nga sezoni i ardhshëm Hysaj do të jetë diku tjetër. Po flasim me klube të tjerë, siç e parashikon rregullorja e FIFA-s, duke pasur parasysh që shkodrani do bëjë maksimumin për Napolin deri në qershor”, u shpreh Giuffredi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?