Hysaj edhe 5 vite të Napoli, klauzola e trasferimit 50 milion euro

Arritja marrëveshjes midis klubit të Napolit dhe menaxherit të mbrojtësit kuqezi Elseid Hysaj tashmë është realizuar dhe pret vetëm firmën e 22 vjeçarit. Napolitanët do të kenë edhe për 5 vite të tjera shërbimet e mbrojtësit shkodran me të drejt rinovimi të kontratës edhe përnjë sezon tjetër.

Interesi që skuadrat si Barcelona, Chelsea apo Arsenal, duket sikur I ka trembur drejtuesit e klubit napolitan të cilët kanë për shitjen e mbrojtësit shkodran kanë caktuar një klauzolë shitjeje prej 50 milion euro. Nga ana tjetër marrëveshja përmirëson edhe rrogën  e Hysaj e cila nga 600 mijë euro shkon në 1.6 milion euro dhe me të drejtë rritjeje pas çdo sezoni deri sa të arrijë vlerën prej 2.3 milion euro.

Mbrojtësi i Komnëtares shqiptare u trasferua te Napoli në 2015 për një shumë prej 5 milion euro ndërsa tashmë kjo vlerë mendohet të jetë 6 fishuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?