Hysaj është në shitje, ja dy opsionet e vetme që kanë mbetur për të
Te Napoli po mendojnë për shitjet, teksa ditët e fundit të merkato po afrojnë gjithmonë e më shumë. Në largimin te të kaltrit janë Simone Verdi dhe Elseid Hysaj. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se të dy futbollistët pritet të largohen në fundin e merkato vere, konkretisht në dy ditët e para të muajit shtator kur mbyllen transferimet.
“Roma e Tottenham, duan që të transferojnë Hysajn, por kartoni i tij arrin vlerën e 25 milionë eurove, një shifër për të cilin asnjë prej ekipeve nuk është i gatshëm ta paguaj. Por Napoli nuk dëshiron që të nxirojë, teksa mund të tiflitet për të edhe pas muajit gusht”, ka shkruar gazeta italiane.
Mungesa e Foyth te Tottenham deri në muajin shtator mund të bëjë që Tottenham të nisë një tjetër ofertë për mbrojtësin e kombëtares sonë, teksa nuk përjashtohet mundësia që këto dy ditë të mësojmë dhe të ardhmen e tij. /R.Lika-Koha Jone/