Hysaj fiton betejën me Covid-19, pritet të rikthehet në Itali

Elseid Hysaj merr një lajm shumë pozitiv. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, mbrojtësi kuqezi ka kaluar koronavirusin teksa ka rezultuar negativ në testin e fundit.

“Corriere del Mezzogiorno” shkruan ndër të tjera se 26-vjeçari është gati të kthehet në Itali te skuadra napolitane, ndërsa ka shumë pak mundësi të luajë të enjten në Ligën e Europës kundër AZ Alkmarit.

Kujtojmë që futbollisti shkodran e ka kaluar periudhën e izolimit në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?