Hysaj: Gabuam sepse e morëm butë, pësuam dy gola pa mendje

Kapiteni i kombëtares e ka cilësuar si shumë zhgënjyese barazimin ndaj Andorrës. Sipas tij skuadra duhet të ishte më agresive.

 

“Me të vërtetë zhgënjyese. Po tregonin lojë të bukur me Turqinë dhe Moldavinë. Gabuam sepse e morëm pak butë. Të bezdisin në fushë. Turqia në minutat e fundit ka bërë gol. Për mua duhet të fitonim me shumë zemër. Ja që nuk donte. Tani duhet të mendojmë për Francën.

Pësuam 2 gola pa mëndje, në momente që nuk u besonte. Duhet të ishim më të përqendruar më të egër. Ata po luanin fortë. Duhet të kemi vëmendjen tek ndeshjet e tjera. Unë dua që të bëj sa më shumë rekorde me këtë Kombëtare.

E kuptojmë të gjithë që me skuadrat e vogla duhet të jemi më të përqendruar. Është me e lehtë të kemi motivimin me Francën. Për të vazhduar përpara duhet agresiviteti me të voglat. Ishte zgjedhje taktike e trajnerit që mos luaja nga fillimi duhet të pyesni atë”, u shpreh Hysaj.

SHKARKO APP