Hysaj “hakmerret” ndaj Napolit, refuzon rinovimin e kontratës
Ndërpriten tratativat për rinovimin e kontratës së Elseid Hysajt me ekipin e Napolit. “Corriere dello Sport” raporton se futbollisti shkodran ja ka bërë të ditur klubit dëshirën për të mos zgjatur kontratën, e cila skadon në vitin 2021.
Hysaj ishte në qendër të merkatos, pasi ishte i tretë në hiearkinë mbrojtësve pas Di Lorenzos dhe Malcuit. Mungesa e ofertave konkrete dhe forma jo e mirë e Ghoulam, bënë që Napoli ta mbante në sezonin e fundit, duke refuzar transferimin e tij te Valencia.
Mbrojtësi i kombëtares sonë nën drejtimin e Gattusos në javët e fundit u kthye në një xhol të vërtet, duke luajtur në shumë ndeshje nga minuta e parë. Gjithsesi kjo nuk e ka bindur për të qëndruar, teksa në verë pritet që ai të gjejë një tjetër skuadër. Agjenti Giuffredi ka ngulmuar se Hysaj duhet të largohet, pasi nuk shihet si zgjedhje e parë. /R.Lika-Koha Jone/