Hysaj karikon Kombëtaren në prag të ndeshjes me Izraelin: Duhet të jemi gati
Këtë të shtunë, Shqipëria do të provojë shanset për të arritur një fitore në transfertë ndaj Izraelit. Në konferencën për shtyp u shfaqën Elseid Hysaj dhe trajneri Edy Reja.
Mbrojtësi tha se skuadra është gati të ndjekë teknikun italian në fushë, ndërsa shtoi se pavarësisht mungesave, ekipi do të paraqitet mirë pasi zëvendësuesit do të tregojnë veten.
”Ata që kanë luajtur kanë treguar vlerat dhe kanë bërë mirë, ne ecim para si grup. Nuk kemi një lojtar që fiton ndeshjet apo që i humbet, e dimë që kemi kualitet. Vlerat tona i dimë dhe shpresoj që nesër ti tregojmë. Presioni nuk është vetëm për ne, por edhe për Izraelin. Të shohim kush do ta shfrytëzoj momentin”.