Hysaj kritika për arbitrin, pretendoi për penallti

Bilanci pozitiv prej tetë rezultatesh pozitive në Serie A, ndalet në takimin në “Olimpiko” kundër Torinos. Granadat fitojnë me rezultatin 1-0. Bardhekaltrit munden pas dy muajsh, ndërsa Torino mori suksesin e dytë jashtë shtëpisë në tre ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë.

Mbrojtësi i Shqipërisë Elseid Hysaj, e nisi si titullar në këtë përballje, ndërsa u zëvendësua në minutën e 69 nga Lazari. Pas takimit, ai shprehu pakënaqësinë për arbitrimin. Mbrojtësi pretendoi edhe për një penallti pas kontaktit me Singon, por që nuk u akordua ng arbitri Ghersini.

“Kjo ndeshja na le me hidhërim, por nuk dorëzohemi. Sa i përket episodit tim, bëhej fjalë për penallti sepse nuk rrëzohem brenda zonës pa motiv. Arbitri la për të dëshiruar e dhe na vuri paksa në vështirësi. Tani do sfidojmë Interin në një ndeshje të bukur. Mungojnë edhe tetë takime e ka ende shumë pikë në lojë, duhet të jemi të kujdesshëm në çdo takim”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?